Fun

Reagimi i bebes kur sheh veten në pasqyrë për herë të parë

Kjo vajzë e vogël nuk mund të besonte se kishte përpara dikë që lëvizte njëjtë si ajo.

Vogëlushja që doli për herë të parë para pasqyrës, shikonte e habitur dhe e gëzuar në të njëjtën kohë.

Në videon e filmuar në Helsinki të Finlandës, ajo mahnitet me refleksionin në pasqyrë.

“Kjo është vajza jonë. Menduam se do të ishte e këndshme t’ia tregojmë pasqyrën. Ashtu edhe doli”, është komenti që kanë shkruar prindërit, në këtë postim të bërë në YouTube.

Më poshtë mund të shihni edhe momentin kur ajo e godet kokën, në përpjekje që ta ketë sa më afër ‘vajzën’ që e ka përballë.
https://youtu.be/xp-8smatAPg