Rajon & Botë

Raundi i dytë presidencial midis pro-rusëve dhe pro-evropianëve në Moldavi

Qytetarët moldavë po i drejtohen qendrave të votimit për raundin e dytë të presidencialeve ku janë vënë përballë kandidati pro-rus Igor Dodon dhe kandidatja pro-evropiane Maia Sandu.

Për herë të parë prej 1997, kreu i Shtetit i kësaj ish-republike sovjetike e përçarë midis Lindjes dhe Perëndimit do të zgjidhet me votim të përgjithshëm.

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 GMT në këtë shtet me 3,5 milionë banorë i tronditur nga një krizë e thellë politike pas zbulimit të vitit të kaluar të një mashtrimi gjigant bankar.