Para pak çastesh është arrestuar një person para Gjykatës në Shkup, i cili supozohet se ka pasur mjet shpërthyes.
Personit në fjalë i është konfiskuar çanta të cilën e kishte me vete dhe celulari.
Përndryshe, pjesëtaret e Grupit të Kumanovës nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, ku duhet të shqiptohet dënimi ndaj tyre.
Raportohet se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë.