Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR në Kosovë), ka ftuar të gjithë aktivistët dhe qytetarët që të mblidhen nesër para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kjo protestë është thirr pasi u bë publik rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të nxënëse të mitur nga Drenasi.
“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbar qytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje. Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla”, thuhet në njoftimin e YIHR-së.
Kjo organizatë thekson se viktimat duhen të mbrohen, e përdhunuesit të dënohen.