Aktuale

Rasti “Ballkani 2014” pesë të arrestuar në Kosovë

Një operacion i gjerë antidrogë ka rezultuar me arrestimin e 30 personave, ndersa 23 të tjerë janë ende në kërkim.

Ky operacion ka përfshirë disa shtete dhe është finalizuar me pesë kosovarë të arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni “Ballkani 2014” ka zhvilluar hetime të përbashkëta 15 mujorëshe  me disa shtete të rajonit.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës ka iniciuar hetimin lidhur me  rastin për të cilën dyshohej për trafikim me narkotik nga grupi kriminal i përbërë nga shtetas të Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilet ishin  duke organizuar transporte të narkotikëve nga Turqia për në Kosovë dhe nga Kosova për në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës perëndimore. Pas grumbullimit të informatave te mjaftueshme ishte iniciuar rasti i koduar “ Ballkani 2014“. Lidhur me rastin janë zhvilluar hetime të përbashkëta në periudhë kohore prej 15 muajve  ndërmjet të shteteve:   Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

PK thotë sepërmes masave teknike të hetimit është kuptuar se një person i dyshuar shtetas i Republikës se Shqiperisë është  duke trasportuar heroinë nga Kosova në drejtim te Shqiperisë. Infomacioni i ështe percjellë autoriteteve shqiptare të cilat me të njejtën datë në ora 17.00, në pikëkalimin kufitar Morinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. P.  i lindur më 1972 banues në Lezhë, pasi në kamion u është  gjetur në cilësinë e provës materiale 15 kg. e 224 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

“Në vazhdimësi të rastit më datë 21.03.2016, autoriteteve të Republikës se Shqiperisë i është percjell informata lidhur me trafikim të narkotikeve edhe  në autostradën Fushë Krujë- Vorë dhe nga kontrolli i ushtruar në një mjet  ishte  gjetur sasia prej 560 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë.  Lidhur me rastin ishin arrestuar dy persona dhe gjatë kontrollimit të një banese ishte gjetur një sasi prej 508 gr. lëndë narkotike e dyshuar si heroine”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në operacionin e realizuar me datë 05 dhe 06 Korrik 2016 autoritetet e Republikes se Shqipërisë kanë arrestuar 12 persona të dyshuar,  kanë shpallur në kërkim 3 të   tjerë dhe kanë  sekuestruar 16kg 06g lëndë narkotike e llojit heroinë, 5kg 162g  marihuanë, 4700 euro dhe 1.5 million lekë, 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro, dhe aparata telefonikë e prova të tjera materiale./KosovaPress/