Aktuale

Rastet pozitive janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 627 persona kanë rezultuar pozitiv, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi, në 24 orët e fundit është 22. IKSHPK- ja njofton se numri i të shëruarve është 543, shkruan FaktePlus.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë. /FaktePlus/