Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 169 raste të reja me COVID- 19, kanë vdekur dy persona dhe janë shëruar 85 pacientë.
Për nga numri i rasteve prin komuna e Prishtinës me 71 raste, pasuar nga Peja e Gjilani.
Rastet pozitive janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë./FaktePlus/
85 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E premte, 23 Tetor 2020