Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit 77 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 59 janë shëruar.
Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë të vdekur, shkruan FaktePlus.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime. /FaktePlus/
59 TË SHËRUAR DHE 77 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E enjte, 15 Tetor 2020