Aktuale

Rastet e fundit me koronavirus prin Gjilani, Prishtina e Prizreni

Ka shkuar në 2 mijë e 169 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga 439 mostra të marra, 96 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kështu duke e çuar në 2 mijë e 169 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë nga Gjilani, Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja, Vitia, Vushtrria, Drenasi, Fushë Kosova, Obliqi, Kaçaniku, Lipjani dhe Shimja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar edhe 29 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 mijë e 47.

Kurse numri i të vdekurve me koronavirusi në vend ka arritur në 36, ku pacientët të cilët kanë ndërruar jetë kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.