Rajon & Botë

Raste të reja me koronavirus në Serbi

Serbia vazhdon të shënojë raste të reja të infektuarve me koronavirus.

Sipas uebfaqes covid.rs, në Serbi deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm janë shënuar gjithsejtë 12 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Deri më tani ende nuk dihet se ku gjenden të infektuarit dhe në cilën shkallë është gjendja e tyre shëndetsore, transmeton lajmi.net.

Në Institutin Torlak janë testuar gjithsejtë 130 persona që janë paraqitur si të dyshuar.

Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8 të mëngjesit të 11 marsit janë testuar 13 persona nga të cilët shtatë kanë dalë pozitiv dhe gjashtë të tjerë negativ.

Sot në ora 11 është caktuar një takim i ri i krerëve të shtetit dhe epidemologëve në lidhje me masat e reja për parandalimin e zgjerimit të koronavirusit. 

the authorGazetaKNN