Aktuale

Rasim Mulaj: Mos e votoni demarkacionin se iu dënon populli

Rasim Mulaj, përfaqësues i fshatarëve që dalin në bjeshkë tha se kurrë në historinë e Kosovës, Mali i zi nuk e ka pasur Kullën në anën e vet.

“Kurrë Mali i zi këtë anë se ka menaxhu . Ky Komision e ka zbrit kufirin prej Kullës rrafsh 5 kilometra në brendi të Kosovës. Kemi dokumentacione të mjaftueshme që tregojnë se Kulla e Zhlebit kurrë në histori s’ka qenë pjesë e Malit të Zi. Ky komision duhet të jap dorëheqje se u ka dhënë tokë Malit të Zi. Mos e ratifikoni këtë demarkacion qysh është kështu. Nëse e votoni ta dini se keni gabuar rëndë dhe ia keni shit tokën e Kosovës Malit të zi. Të formohet një komision i të gjitha grupeve parlamentare e të vini të iu çoj të Kulla e zhlebit. Se shumë po folin përmendësh. Kurrë Murat Meha se ka thirr askënd prej përfaqësuesve që kemi hise te Kulla e Zhlebit. S’ka pasur takime me ne Murat Mehën , s’është e vërtetë. Mos e ratifikoni se iu dënon populli se populli ua ka dhënë votën. Mos shukatni vllazën për tokën e Kosovës, se s’u kanë kurrë e Malit të Zi”, tha Mula j.