Aktuale

Rashiqin jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit politik të Kurtit dhe si udhëheqës i Zyrës për Komunitete

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai para gazetarëve ka bërë të ditur se ka spranuar dorëheqjen e Nenad Rashiqit nga dy pozitat e tij të mëhershme, raporton “Front Online”.

Shkarkimi i tij vjen si pasojë e ngritjes se aktakuzave për faljen e hidrocentraleve ndaj tij dhe disa zyrtareve të tjerë.

“U cenua funksionin që ai ushtronte. Besoj në pafajësinë e tij. Si zakonisht në këto aktakuzat e regjimit të vjetër më e rëndësishme është të shihet emrat që mungojë. Rashiq ma ka dorëzuar dorëheqjen. E kam pranuar atë. Kështu ai tregoi se është politikan i jashtëzakonshëm”, u shpreh Kurti.

the authorGazetaKNN