Sasha Rashiq, ish ministër në Qeverinë e Kosovës thotë se nuk është risi që në skenën politike kosovare, bojkoti të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e grupacioneve të caktuara politike dhe bashkësitë etnike.
Ndërsa thotë se përfaqësuesit e serbëve dhe serbët e Kosovës, nuk duhet të merren me statusin e Kosovës, por me statusin e tyre.
Këto komente ish ministri Rashiq, i bëri në tryezën me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”, organizuar nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, transmeton KP.