Aktuale

Rashiq: Rrëzimi i murit në Mitrovicë mund ta shkaktojë konflikte serioze

Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, kryetar i Partisë Demokratike Progresive dhe ish – ministër – MPMS-së Nenad Rashiq ka deklaruar se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në Mitrovicën veriore është e rrezikshme dhe ajo mund të shkaktojë konflikte serioze me pasoja të paparashikueshme”

“Nëse ndodh përpjekja për rrënimin e këtij muri, mund të ndodhin konflikte serioze. Në vend se të implementohet ajo që është nënshkruar në marrëveshjen e koalicionit dhe ajo për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës miratojnë rezolutë për rrënimin e murit”, citon FoNet të ketë thënë Rashiq.

Ai ka paralajmëruar se muri do të ridizajnohet dhe se do të shndërrohet në amfiteatërRashiq ka theksuar se njoftimet e MAPH që janë vërë për ndërprerjen e punimeve dhe për uljen e lartësisë së murit, janë hap i pamenduar./koha.net/