Raportuesi special i OKB-së për torturat ndërmori sot një vizitë një-javore në Turqi, ku autoritetet janë akuzuar nga disa OJQ për trajtim aspak dinjitoz të të burgosurve prej grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.
Nils Melzer pritet të takohet me viktimat dhe familjet e tyre dhe të vizitojë komisariatet e policisë, gjykatave dhe burgjeve”, bëri të ditur një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në Ankara.
“Pres me padurim të shkëmbejë opinione me qeverinë turke në lidhje me mënyrat e trajtimit të sfidave të tilla si respektimi i shtetit të së drejtës, promovimi i përgjegjësisë (përpara ligjit) dhe i përmbushje së të drejtës së viktimave për dëshpërblim”, u shpreh Melzer.
Vizita e tij e parë në Turqi në rolin e raportuesit të OKB-së për torturat prej 1998, vjen një muaj pas publikimit të një raporti të të Drejtave të Njeriut që akuzon autoritetet turke për “tortura apo keqtrajtim” të personave të arrestuar prej përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik.