Rajon & Botë

Raportohet se hakerët rusë kanë vjedhur materiale sekrete nga NSA

epa05952902 Commander of the United States Cyber Command, Director of the National Security Agency (NSA) and Chief of Central Security Services, Navy Admiral Michael Rogers appears before the Senate Armed Services Committee hearing on US Cyber Command, on Capitol Hill in Washington, DC, USA, 09 May 2017. During the hearing Rogers faced questions on alleged hacking by Russia and inference in the US pre EPA/MICHAEL REYNOLDS

Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi.

Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftverin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab.

Uashtingtoni muajin e kalura i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produketet e Kasperskyt, duke konkluduar për “lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare”.Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse.

Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbonë vetën nga sulmet kibernetike.NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime.