Aktuale

Raportohen dy raste të dhunës ndaj grave në Gjilan

Gati çdo ditë raportohet për dhunë në familje.

Por, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, rastet më të shpeshta janë ato kur burri është abuzuesi dhe shkaktar i dhunës ndaj grave.

Vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy meshkuj gjilanas për sulmet fizike që ua kanë shkaktuar partnerëve të tyre.

Të dy personat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Kurse, në rastin tjetër ndër të tjera thuhet se viktima ka bashkëjetuar për disa vite me partnerin e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër me të cilën bashkëjeton disa vjet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.