Aktuale

Raporti vjetor i auditimit i ZKA-së merre përkrahjen e ligjvënësve

Me 72 vota për, asnjë kundër, 3 abstenime, deputetët kanë miratuar Raportin vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016. Për raportin e ZKA-së pati kritika e lëvdata, porse në fund mori përkrahjen e ligjvënësve.

Para deputetëve, raportin e paraqiti Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, i cili tha se shkalla e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e paraprak nuk është e kënaqshme. Ai theksoi se në raportet individual të rekomandimit kanë dhënë 1300 rekomandime, ku 900 me prioritet të lartë dhe 400 me prioritet të mesëm.

Krahasuar me vitin 2015, Osmani shtoi se numri i rekomandimeve është rritur për 13 për qind, porse janë zbatuar më pak rekomandime se në vitin paraprak. Sipas tij, vetëm një e katërta, apo 26 për qind janë zbatuar plotësisht, 36 për qind pjesërisht dhe 38 nuk janë zbatuar fare.

Osmani në raportin për vitin 2016, kanë përmendur katër çështje kryesore, ndër të cilat edhe mos prezantimin e borxhit publik nga Qeveria e Kosovës.

“Një, keq klasifikimin e shpenzimeve në shumën 14 milionë e 40 mijë e 98 euroi që janë buxhetuar për investime kapitale, ndërsa shpenzuar për mallra dhe shpenzime dhe subvencione e transfere. Dy, kemi gjetur pasqyr të pasaktë të shpalosjes se organizave të niveli qendor në vlerën mbi 1 mijë euro. Mos përputhja mes raportit vjetor financiar dhe raporteve individuale të organiztave është rreth 8.8 milionë euro. Nuk është prezntuar borxhi publik, vlera e tij është 853 milionë euro”, tha Osmani.

Përfaqësuesit e partive politike, patën vlerësime të ndryshme rreth këtij raporti. Në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Faton Topalli, e quajti papërgjegjësi të Qeverisë, tendencën për fshehjen e borxhit publik.

“Në anën tjetër borxhi aktual i Qeverisë është 215 milionë euro, një shumë e lartë që dëmton palët sidomos pjesën e cila duhet t’i pranoj këto mjete. Njëkohësisht duhet theksuar se borgji publik është 853 milionë euro, gjithashtu një shumë shumë e lartë. Qeveria jo vetëm që ka futur shumicën e qytetarëve në borgje përmes ngecjes ekonomike, por po e kthen edhe Kosovën në një borgjli të madh. Në buxhetin e Kosovës nuk është evidentuar askund borgjin publik prej 853 milionë euro. Tendenca për fshehjen e borgjeve para ligjit me të rëndësishëm brenda një viti flet sa e papërgjegjshme është Qeveria dhe sa është potenciali i saj mashtrues”, u shpreh Topalli.

Topalli theksoi se duhet shikuar edhe shkeljet në prokurimin elektronik, pas vetëm 16 për qind e ministrive e kanë përdorur gjatë vitit 2016, që do të thotë se vet ekzekutivi që e ka sjellë prokurimin elektronik nuk i zbaton vendimet e veta, duke e quajtur këtë si anarki.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se rekomandimet e raportit duhet të merren seriozisht.

“Rekomandimet që ju keni dhënë duhet të merren seriozisht nga ana e Qeverisë dhe gjitha institucioneve të involvuara. Grupi jonë mbështet të gjitha rekomandimet që kanë dhënë komisioni për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me raportin e auditorin”, u shpreh Hoti.

Ndërsa, deputeti Kujtim Shala, e quajti vlerësim të mirë për Qeverinë, raportin e Auditorit.

Deputeti Mërgim Lushtaku, në emër të PDK-së, tha se Auditori duhet të mbështetet pasi është një instrument që ndihmon menaxhimin me të mirë të përformancës së institucioneve me të mirë.

“Vlera totale e shpenximeve të prezantuara është e mbivlerësuar dhe nuk mund të konsiderohet i sakt për shkak të nënvlerësimit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime dhe subvencione. Në disa raste pasuritë nuk janë prezantuar të plota dhe në mënyrë të saktë që si rrjedhoj e vështirësojnë vendimmarrjen në lidhje me ndarjet buxhetore. Njëkohësisht sipas të dhënave borgji publik nuk është i prezantuar e që mund të ndikoj negativisht në procesin e vendimmarrjes”, theksoi Lushtaku.

Ndërsa, deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, pati kritika ndaj Auditorit të Përgjithshëm për siç tha ai, mos auditimin e kupolës së krimit, Postes dhe Telekomit të Kosovës.

“E kam një vërejtje të zyra e Auditorit, si ka mundësi që e ka lënë pa auditim piramidën e krejt krimit të organizuar ekonomik në Kosovë që është Postë Telekomit të Kosovës, kjo është e habitshme, domethënë auditori shkon dhe bën auditimin e ndërmarrjeve të bërllogut dhe nuk e bën auditimin e piramidës së krimit në Kosovës, sepse kjo piramidë përpos që ka shkatërruar ata punëtorë, ka një milion fakte për keqpërdorime milionëshe që i kanë shkaktuar dëm buxhetit dhe taksapagueseve të Kosovës. Kjo deputet duhet të iu lë përshtypje sepse të gjithë drejtorët kanë qenë në PTK kanë qenë të emëruar nga PDK, edhe drejtori aktual i cili pasi ka shkatërruar Aeroportin ka ardhur në Postë Telekomin e Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe deputetë të tjerë patën vërejtje, por edhe vlerësime pozitive ndaj këtij raporti, megjithatë, në fund raporti u mbështet në mënyrë unanime. /KP