Aktuale

Raporti policor për aksidentin e rëndë në Klinë, ku humbi jetën një 26 vjeçare

Sot rreth orës 08:40 në rrugën magjistrale Klinë – Gjakovë, përkatësisht në fshatin Vulljak, afër Gurit të Zi, ka ndodhur aksident në komunikacionin rrugor i cili ka rezultuar me fatalitet dhe lëndime trupore, në të cilin ishin të përfshirë veturat e tipit ‘Shkoda Oktavia’ dhe ‘Audi A8’ me targa regjistrimi të Kosovës, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës.

Automjetin e tipit ‘Shkoda Oktavia’ e kishte drejtotuar e dyshimta shtetase shqiptare e Kosovës, Kaltrina Smakolli, lindur 10.09.1990 banuese në rr.”B”pa nr. Prishtinë, e cila ka humbur jetën në ketë aksident në vendin e ngjarjes, ndërsa veturën e tipit ‘Audi A8 ’ e drejtonte viktima shtetas i Kosovës, F.Th.(1985), në të cilin mjet ishte edhe pasagjerja shtetasja F.Th.(1986), me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur për deri sa drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte qenë duke qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Klines në drejtim të Gjakovës dhe me te arritur fshatin Volljak, për arsye të pa njohura për momentin nga korsia e djathtë e lëvizjes, kalon në të majtë dhe me pjesën ballore të anës së majtë, përplaset në veturën ‘Audi A8’ në pjesën ballore të anës së majtë, si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte mbetur e vdekur në vendin e ngjarje. ( ne veturë) , vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku i QMF-Klinë, ndërsa të plagosurit (lënduarit) janë transferuar me autoambulancën në Spitalin rajonal të Gjakovës dhe sipas informative momentale, gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për krime të përgjithshme, i cili ka marrë pjesë dhe udhëheqë në këqyrjen e vendit të ngjarjes së bashku me hetuesit policor për hetimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ne vendin e ngjarjes po ashtu kanë marrë pjesë mjekët nga QMF-Klinë dhe Zjarrfiksat nga zona e Klinës të cilët pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë bërë pastrimin e rrugës, ndërsa veturat e përfshira në aksident janë tërhequr nga vendi i ngjarjes me kompani tërheqëse AIM-Klinë.

Trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes me ambulancën e Klinës dhe gjendet në Morgun e Spitalit Rajonal në Pejë. Me pëlqimin e familjarëve, vendim të prokurorit shtetit trupi i viktimës iu lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.