Aktuale

Raportet e tensionuara Kosovë-Serbi, Vuçiq në takim urgjent me Mogherinin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajë sot takim urgjent me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Thuhet se në takim do të bisedohet për ngjarjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Media serbe “Blic” thotë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me Përfaqësuesen e lartë të BE’së Federica Mogherini, me të cilën duhet se do të bisedojnë për raportet e tensionuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Takimi urgjent do të mbahet në Davos të Zvicrës.