Aktuale

Ramush Haradinaj: Turp t’ju vijë, unë jam peng politik

Seanca ndaj Ramush Haradinajt është shtyrë për 6 prill.

Pas vendimit të shtyerjes së seancës  Ramush Haradinaj ka folur para gjykatës në Colmar.

Haradinaj ka thënë se është vendim turpërues dhe se ai është një peng politik.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë” ka thënë Haradinaj