Aktuale

Ramush Haradinaj rrëfen luftën, haraçin dhe përpjekjen për qeverisje më të mirë (Video)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë shumë kritik kur ka folur për trajtimin e ish-luftëtarëve. Haradinaj ka thënë se ne si institucione por edhe si shoqëri kemi dështuar që t’i trajtojmë ata njerëz që kanë dhënë shumë për këtë vend. Këto komente Haradinaj i bëri gjatë intervistës një në Televizionin Dukagjini.

“Kosova nuk ka ditur se si t’i trajtojë veteranët. Neve duhet me na ardhur keq se si i kemi lenë bashkëluftëtarët tanë. Shteti nuk i trajtoj fare ata” ka deklaruar Haradinaj.

Në këtë intervistë ai tregon detaje të padëgjuara ndonjëherë të luftës së UÇK-së dhe marrëdhënieve të tij më dy vëllezërit dëshmor, Luanin dhe Shkëlzenin.

Lideri i AAK-së flet në detaje për marrëdhëniet me Hashim Thaçin, Albin Kurtin e Isa Mustafën.

Haradinaj ka thënë se kundërshtarët e lidhën kot me lojërat e fatit dhe haraçin. Ai ka thënë se në rrethana të ndryshme i njeh pronarët e APEX, porse nuk ka kurrëfar lidhje biznesore me ta.

Haradinaj ka thënë se është atakuar nga kundërshtarët politik, e për luftë kundër tij ai e ka etiketuar LDK-në, kryesisht pjesën që vjen nga Dukagjini.

Haradinaj ka thënë se nuk ka kurrëfar lidhje biznesore as me Ramiz Kelmendin e as me Devollët.

Haradianj ka thënë se gjatë kohës sa ishte duke bashkëvepruar me pjesëtar të ilegales kishte dëgjuar dhe formuar mendimin e tij për presidentin Rugova si një lider të papranueshëm.

Mirëpo Haradinaj ka thënë se për aq sa e kishte njohur Rugovën në rrethana të tjera paslufte edhe ai kishte pasur një ideal e ideali i tij ishte liria e Kosovës.

“Rugova kishte një ideologji tjetër të cilën ndoshta ne nuk e kemi kuptuar, po flas jo vetëm ne por edhe popullata”,  ka thënë Haradinaj.