Me tu mbyllur qendrat e votimit, pra në orën 19:00, partitë politike Alenaca për Ardhmërinë e Ksoovës ka thirrur konferencë për media. Nga selia e AAK-së ka folur lideri i kësaj partie që njëherit është edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj.
Haradinaj para mediave tha se nuk i komenton rezultatet e dala deri më tani, por që ka theksuar se vërehet një vetëdijesim i madh i qytetarëve në këto zgjedhje.
Ai tha se është vërejtur një pjekuri politike dhe kanë qenë zgjedhjet e mira.
Madje Haradinaj tha se ia ka vlejt me ia kthy votën sovranit.
E po ashtu, Haradinaj thotë se është rritur numri i votuesve të AAK-së por megjithatë ka thënë se do të pritet për rezultatet në vazhdim.