Aktuale

Ramiz Lladrovci sfidohet nga një grua për kryetar të komunës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka prezantuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave.

Në këtë konferencë AAK ka prezantuar Arta Ahmetin si kandidate për kryetare të Drenasit, që do ta sfidoj kryetarin aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcin.

Më tutje AAK ka prezantuar si kandidatë për kryetar komune edhe Ahmet Grajçevcin për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashin për Malishevë, Esat Pecin për Mitrovicë, Fatmir Humollin për Podujevë dhe Lutfi Bilallin për Vushtrri.

Kandidatët që u prezantuan sot kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat, të cilat po pretendojnë t’i udhëheqin.