Institucione të shumta të Republikës së Kosovës po vazhdojnë të bëjnë shitjen e veturave të përdorura. Kësaj radhe është komuna e Drenasit, që drejtohet nga Ramiz Lladrovci, që i ka nxjerr në shitje disa vetura.
Në ankandin publik që është shpallur në KRPP, kjo komunë do t’i shes 5 vetura të përdorura.
Çmimi për këto vetura fillon me 120 euro. Kurse, çmimi për veturat tjera sillet nga 500 deri në 650 euro.
“Te interesuarit Aplikacionet mund te marrin përmes e-mailit: prokurimi [email protected] apo personalisht në Zyre të prokurimit deri me datën 15.03.2019 ora 14:00. Aplikacionet në Zarfe të mbyllura dorëzohen në Zyren e Prokurimit të komunës Kati dytë me apo para datës 15.03.2019 ora 14.00”.
Në këtë njoftim është treguar se hapja publike e aplikacioneve bëhet me datë 15.03.2019 ora 14.30 në sallën e Kuvendit Komunal në katin e parë.
Për më shumë shihni tabelën ku jepen të detajet se çfarë lloje te veturave po shihen dhe çmimet fillestare për secilën prej tyre.
FaktePlus ditë më parë ka raportuar se shitjen e disa veturave është duke e bërë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në njoftimin që ka bërë ky institucion në KRPP edhe ka treguar se i ka për shitje gjithsej tetë vetura, prej tyre katër janë Reno Megana, një Hyundai Elantra, dy Nissan Terrano dhe një Volvo.
Veturat janë të prodhuara në virin 2003, 2006, por ka edhe të vitit 2014./FaktePlus