Aktuale

Ramë Buja jep dorëheqje nga PDK-ja

Njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti.

Buja letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar sot kryesisë së partisë dhe kryetarit Kadri Veseli.

“Degradimi që po ndodh [qofsha i gabuar] do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, theksohet në letrën e dorëhqejes së tij.

Ai ka thënë se arsyet për dorëheqjen e tij janë të shumta dhe se nuk ka dashur që t’i përmend në këtë rast./KosovaPress/