Rajon & Botë

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen e Trepçës’89

Trajneri i Trepçës’89, Zikrija Ramadani tha se përgjegjësia për humbjen ndaj Vikingur, bie mbi të.

Ai gjatë një prononcimi, pas përfundimit të takimit, tha se eksperienca ishte në anën e kundërshtarëve.

Trepça’89 para shikuesve të vet sot pësoi humbje nga skuadra e Ishujve Faroe, Vikingur me rezultat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2, me kaq mori fund ëndrra e shumëpritur e skuadrës nga Mitrovica që të kualifikohet në raundin e dytë, raporton KosovaPress.