Aktuale

Ramadani: Kosova ka gjasa serioze të anëtarësohet në INTERPOL këtë vjeshtë

Zëvendësministri i FSK’së Burim Ramadani, ka thënë se Kosova ka gjasa serioze që në vjeshtë të anëtarësohet në INTERPOL.

Ai shkruan në Facebook:

Hyrja e aplikacionit të Kosovës në agjendën zyrtare të INTERPOL-it, është një lajm jashtëzakonisht i mirë.

Këtë vjeshtë, Kosova ka gjasa serioze për anëtarësim në INTERPOL.

Ndryshe, Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj, ka vendosur bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, por shkëmbimi i informatave kryesisht bëhet përmes Zyrës së Administratës së Kombeve të Bashkuara, që ka trashëguar Misionin e OKB-së në Kosovë, pas ristrukturimit të tij.

Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji.