Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për sigurinë në Kosovë, të lidhur me sulmet ekstremiste të ISIS-it nëpër botë, e së fundi në Stamboll.
Ai ka thënë se këta sulmues nuk po zgjedhin target, por ata janë të çmendur dhe po sulmojnë edhe në civilë të besimit të njëjtë, transmeton Koha.net.
Ramadani ka thënë se Kosova, por edhe vendet tjera, duhet të rrisin masën e sigurisë, sepse sulmet kanë ndodhur gjeografikisht afër Kosovës.
Ndërsa, masat që duhet të merren, sipas tij është që të diagnostifikohet problemi dhe të gjendet çka po e bjen ekstremizmin.
“Qasja e institucioneve është e mekanizmave të zbatimit të ligjit, polici e gjyqësi, që është qasje e pranueshme, por është e nevojshme të kalohet në fazën tjetër, se si të diagnositifikohet problemi për shkaktimin e ekstremizmit te qytetarët në Kosovë, e që një prej tyre rezulton si humbja e besimit e të tjera”, ka thënë Ramadani.