Aktuale

Rama-Zaev bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të Samitit të Triestes, u takua sot me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditura detaje nga ky takim dhe për çështjet e diskutuara.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shkruan Rama.