Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vazhdon prej 72 orësh pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit për përballimin e situatës.
Në statusin e tij social Facebook, Rama shprehet:
“Vazhdon prej 72 orësh pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit, në përballimin e një situate tejet kritike që po shkon drejt përmirësimit”.
“Faleminderit me mirënjohje çdokujt që po jep sa mundet në këtë përpjekje të madhe e të përbashkët”, shprehet kryeministri Rama, duke sjelle një set fotosh nga strukturat e shtetit në terren.