I pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, mesa duket, pas përpjekjeve dhe debateve të shumta disamujore për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për Reformën në Drejtësi, votimi i djeshëm në Parlament me 140 vota “Pro” e ka gëzuar.
Ai shënoi në faqen e tij në Facebook se për këtë të arritur, qytetarët e meritojnë një fundjavë të gëzuar dhe të hënën ta bëjnë pushim të gjithë punëtorët e administratës së shtetit.
Ky është mesazhi i publikuar Edi Rama:
“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet! Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë!” /KosovaPress/