Aktuale

Rama ua uron shqiptarëve festat e nëntorit me shqiponjë dhe ylli (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar shqiptarëve festat e nëntorit, 28 dhe 29 nëntorin, përmes një simbolike me shqiponje dhe një ylli që ndan dy datat.

Rama këtë urim e ka postuar në Facebook, ku në një shqiponjë artistike, e cila duket të jetë punim i tij, shkruan “Gëzuar 28 – 29 nëntorin”.

28 Nëntori është Dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kurse 29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi.

29 nëntori është dita festive e çlirimit që shënohet nga Partia Socialiste, kurse, kur pushtetin e ka Partia Demokratike, kjo ditë shënohet më 28 nëntor./KosovaPress/