Aktuale

Rama: Do të mbështes fuqishëm zonën ekonomike rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se sot në Trieste do të angazhohet fuqishëm për formimin e zonës ekonomike rajonale, pasi që ky hap sipas tij, do të lehtësojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm rritja ekonomike mund të stabilizojë për një kohë të gjatë rajonin dhe të kontribuojë në lidhjet e ngushta me Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama në një tekst autorial për Wall Street Journal, në prag të samitit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili në Trieste mbahet në kuadër të procesit të Berlinit.