Kryeministri Edi Rama i dha porosi të gjithë deputetëve socialistë të mos komentojnë protestën e opozitës në bulevard.
Gjatë mbledhjes së grupit, Rama kërkoi nga deputetët të fokusohen në punën që kanë në parlament dhe të mos merren fare me protestën e opozitës.
Madje kreu i PS ka kërkuar që deputetët të shpërndahen nëpër zonat e tyre dhe të nisin takimet me bazën, duke mohuar në këtë mënyrë atë që po ndodh para kryeminsitrisë.
Protesta në qytetin e Tiranës është duke vazhduar që nga e shtuna, ku protestuesit po qëndrojnë në disa çadra të vendosura në shesh.





















