Aktuale

Rama: Policia e Shtetit, institucioni më i besueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot në ‘Facebook’ rezultatet e anketimit të Komisionit Evropian mbi indeksin e besimit tek institucionet, ku Policia e Shtetit renditet si institucioni më i besueshëm.

“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Evropian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”, shkruan kryeministri Rama.