Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës i cili po mbahet në Turqi.
Rama u shpreh nga Stambolli se nafta gjatë shumë dekadave ka qenë një burim zhvillimi për vendin.
“Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer. Jemi mjaft të inkurajuar nga lajmi I fundit se janë zbuluar burime të tjera gazi në Shqipëri. Ndaj edhe e gjithë strategjia do të jetë mbështetja ndaj TAP shprehet Rama
Në këtë fjalim, ai ka përmendur edhe Kosovën.