Aktuale

Rama: Me pensionistët nuk bëjmë show, s’jemi në gropë financiare

Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se 6 mijë lekë do të jetë shpërblimi që do të marrin nga qeveria shqiptare për festat e fundvitit 643 mijë pensionistë.

Ai shpjegoi në detaje Fondin e Solidaritetit dedikuar pensionistëve dhe familjeve në nevojë, sikurse edhe dëshmshpërblimin e fermerëve apo familjeve të prekura nga përmbytjet.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, në fjalën e tij në Kuvend, Rama nënvizoi se nuk jemi në një gropë financiare dhe se dhënia e shpërblimit për pensionistët nuk është aspak një show.

“Unë nuk kam asnjë çudi që mbështetja më e madhe financiare për pensionistët, për familjet në ndihmë ekonomike, apo personat me aftësi të kufizuara….juve t’ju duket show.

Për juve ju duket show që çdo pensionist të marrë 60 mijë lekë të vjetra, një shumë që nuk është dhënë asnjëherë më parë dhe ne jemi në gjëndje ta japim, jo për show, por për faktin e thjeshtë se nuk jemi në kushtet që ishim tre vite më parë. Jemi në kushtet që mund të ndajmë rezultatet e para të reformave me njerëzit”, tha më tej Rama. /albeu.com/