Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama publikoi një listë, ku ishin të përfshirë persona të administratës dhe zyrtarë të lartë që ishin denoncuar nga qytetarët për shkelje të ligjit.
Por, lista e Ramës, e përbërë në fillim nga 100 persona, ka pësuar ndryshim pak orë pas publikimit.
Kësaj liste i është bashkangjitur edhe një emër tjetër, ku qytetarët janë ankuar ndaj saj te kryeministri për shkelje të ligjit dhe arrogancë.
Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhin, e cila është shtuar nga Rama, jo në fund të listës, por në mes, ndoshta duke dashur që ky ndryshim të mos bie në sy.
Në fakt, drejtoresha në fjalë, e ardhur nga radhët e PS-së, nuk është e panjohur për publikun, ku shpeshherë është denoncuar në media për arrogancë dhe mungesë etike në komunikim me qytetarët.
/Gazeta Express/