Aktuale

Rama: Paketa e solidaritetit është shumë në raport me të shkuarën, pak në raport me të ardhmen

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e përjavshëm live në statusin e tij Facebook, solli sot në vëmendje paketën e solidaritetit për festat e fundvitit.

Në komunikimin e përjavshëm, Rama u shpreh se “Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar për paketën e solidaritetit të këtij fundviti. Jam realisht i prekur jo nga falenderimet dhe përgëzimet, sepse kjo është detyra ime dhe e qeverisë, por jam i prekur nga mirëkuptimi i tyre për mundësitë tona aktuale”.

Më tej Rama tha se “Unë e di mirë dhe jo vetëm e di, por e ndjej me shumë se çdokush tjetër që nuk e ka në kurriz peshën e varfërisë, së pamundësive të njerëzve në nevojë të këtij vendi. Përpiqem ta mbaj me sa më me shumë dinjitet e ndershmëri, ndjenjën e asaj peshe, si peshë përgjegjëshmërie në çdo hap dhe dua ta dini se çdo rezultat që arrijmë  me reformat tona e shikojnë si një mundësi më shumë në rrugën tonë tejet të vështirë për lehtësimin e supeve të pensionisteve, familjeve me ndihmë ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, apo kujdo tjetër që ndjenë në supet e veta pamjaftueshmërinë ekonomike”.

“Prandaj e di mirë se paketa e solidaritetit te  këtij fundviti ndonse është më e madhja në këto 25 vite, nuk është një arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit më në nevojë. Prandaj dua t’ju them se po kjo paketë shembullore e qeverisë është shumë në raport me të shkuarën që lamë pas, por është pak në raport me të ardhmen, që kemi detyrë që ta afrojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Prandaj edhe një herë mirëkuptimi dhe i kadegorive në nevojë dhe kryesisht pensionisteve, është dhurata më e bukur për mua dhe shumë faleminderit”, tha Rama.

Siç ju lajmërova, ka ende më, tha Rama, duke vijuar se “Për ata që me mirëkptimin që u kthyen nga debitore në kontributore për sektorin e energjisë. Për ate që 126 mijë kontributore aktive që kanë nëshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatvonesës, 66539 janë konsumatore pensioniste, me ndihme ekonomike apo me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1200 lekë në muaj, 59461 janë konsumatore të tjerë familjarë, vlerësohen sot për statusin e qytetarit të mirë duke paguar rregullisht kestin. Për 66539 personat do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt  një pagese simbolike kundrejt 20 lekë. Vlera që heq dorë nga borxhet e këqija është 95 mln dollare. Per 59461 familjarët kamat- vonesat do të reduktohen 80%, vlera që heq shteti është 60 mln dollare. Kjo % është e njëjtë për ata që i paguajne menjëherë”.