Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë komunikimit javor, u shpreh se nuk do të ketë qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe Vettingu do të realizohet.
Rama tha se PD dhe çadra e ashtuquajtur e lirisë nuk kërkon gjë tjetër veçse të krijojë një krizë
“Nuk do të ketë qeveri teknike. Do të realizohet reforma në drejtësi dhe mbi të gjitha Vettingu, nuk do të shtyhen zgjedhjet. Jam i gatshëm të dialogoj me opozitën edhe në çadrën e saj”, tha Rama.
“Jemi të hapur për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor pa rezervë, me kusht që të jetë sipas standardeve të OSBE-së për të ngritur standardin e zgjedhjeve”, tha më tej Rama.