Ashtu asi kreu i Ministrisë së Brendshme, edhe kryeministri Edi Rama konfirmojë rritjen e rrogave të punonjësve të policisë së shtetit duke filluar që nga 1 marsi i viti të ardhshëm.
Ai tha se policia jonë brenda 10 viteve do të jetë në të njëjtat nivele me policisë e Bashkimit Europain.
“Me buxhetin e viti të ardhshëm duke filluar nga 1 marsi i 2017 jo vetëm do të rriten, por tani më ato do të kapin nivelin e lartë të rajonit duke mishëruar edhe zotimin tonë që të kemi një polici shteti ndër më të mirat në rajon dhe ndër më të mbështeturat financiarisht dhe moralisht në rajon. Ky është objektivi i vetëm katër viteve të para. Ndërkohë që ambicia jonë është që në një 10 vjet vjeçar policia jonë të jetë ndër më të mirat në Bashkimin Evropian”, tha ai.