Aktuale

Rama nderohet në Francë “Komandant i Legjionit të Nderit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nderuar në Francë me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Titulli i është dhënë kreut të ekzekutivit të Shqipërisë nga Presidenti i Francës François Hollande.
Medaljen e nderit, Rama e ka publikuar në rrjetet sociale.

“Shumë i nderuar që kanë marrë Komandantin e Legjionit të Nderit nga Presidenti i Republikës Franceze!

Faleminderit France”, shkruan kryeministri shqiptar./KosovaPress/