Aktuale

Rama: Ndalimi i Haradinajt absurditet, skandaloze që urdhërarrestet e Serbisë janë në kompjuterët e BE-së

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, reagoi në lidhje me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama e quan një absurditet dhe skandaloze që urdhërarrestet e Serbisë s’janë fshirë nga kompjuterët e BE-së.

“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhërarrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterët e BE-së. Skandaloze”, shkruan Rama në Twitter.