Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka çelur rubrikën e tij “Mirëmëngjes” me një pamje të manastirit të Ardenicës.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shprehet: “MIRËMËNGJES ? dhe me këtë pamje të lindjes së diellit në manastirin e Ardenicës, ju uroj një ditë të mbarë ?”.
Të dhënat:Manastiri i Ardenices shtrihet 8 km në jugperëndim të qytetit të Lushnjës, buzë rrugës kombëtare që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës ne një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit.
Mendohet se themelet e manastirit te Ardenicës janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat.
Manastiri i Ardenicës është një vend i preferuar për vizitorë dhe turistë, pasi kodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët me një lartësi 237m mbi nivelin e detit. Kjo pozitë si ballkon, ku nga këmbanorja e tij shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomorri, deti Adriatik, laguna e Kravastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi shplodhës dhe argëtues, vlerat e të cilit ia shton edhe pylli halor dhe ullishtat që ndodhen në bregoret për rreth manastirit.
Kryeministri Edi Rama i shton rubrikës së tij “Mirëmëngjes” edhe një nga vlerat më të vyera të pasurisë kombëtare, sic është manastiri i Ardenicës.