Euro-deputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister të martën kanë nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës politike.
Takimi i parë i dy zyrtarëve të BE po mbahet me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta te kryesia e Kuvendit.
Mësohet se në këtë takim Fleckenstein dhe McAlister do të paraqesin edhe një platformë me disa pika për zgjidhjen e ngërçit, që pritet t’i paraqitet edhe kreut të opozitës Lulzim Basha me të cilin do të takohen më pas.