Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të prezantohen raportet e grupeve të punës të ngritura nga kryesocialisti, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Gjatë punimeve të saj, pritet të prezantohet edhe përbërja e qeverisë së re dhe emrat e ministrave që do të drejtojnë dikasteret më të rëndësishme në vend.
Asambleja do të mblidhet në orën 10.00 të paradites së të dielës, ku çelja e punimeve do të bëhet nga kryetari i Asamblesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi.
Më tej do të prezantohet nga raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, do të prezantohet raporti i dëgjesave publike dhe përmbledhja e 12 qarqeve të vendit.
Po ashtu Niko Peleshi do të prezantojë në vijim raportin e grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.
Në vijim Arben Ahmetaj do të prezantojë raportin e grupit të punës për lehtësimin e Procedurave Burokratike.
Më tej Blerina Gjylameti do të bëjë bilancin e zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS.
Në vijim të punimeve do të miratohet projektvendimi për zgjedhjet e reja në parti.
Në mbyllje do të flasë kryetari i partisë Edi Rama, ku do të bëjë bilancin politik të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.
Rendi i ditës
-Çelja e punimeve të AK të Partisë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS. Miratimi i rendit të ditës.
-Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
-Raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet.
-Raporti i grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.
-Raporti i grupit të punës për lehtësimin e procedurave burokratike.
-Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.
-Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.
-Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidatat e mandatit të ri.