Aktuale

Rama me Lindën në pushime në Parga? Ja e vërteta e kryeministrit

Pas lajmit të publikuar në mediat greke se kryeministri i Shqipërisë është me pushime në Parga, ka reaguar Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se pushimet i bën vetën në Shqipëri dhe se ky do të jetë një rregull edhe për ministrat.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat✌”, shkruan Rama.