Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka konfirmuar largimin e katër ministrave të kabinetit të tij qeveritar.
Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klos.
Rama në komunikimin e javës në Facebook ka thënë se ndryshimet në qeveri, nuk kanë asnjë lidhje me fushatën elektorale, as me presionin e partnerit të tij në qeveri Ilir Meta dhe as me kërkesat e Partisë Demokratike.
Largimi katër ministrave sipas Ramës nuk ka të bëjnë as me mungesën e treguar të profesionalizimit, derisa ka përgëzuar për siç tha ai punën e mrekullueshme të realizuar gjatë kësaj kohe.
“Duke filluar nga Samir Tahiri, kampioni ynë ku policia e shtetit nga institucioni më i korruptuar, po ashtu gjykatat sipas anketimit të bërë nga Bashkimi Evropian në vitin 2013, u kthye në institucionin më të besueshëm”. Duke vazhduar me Blendi Klosin i cili çoi përpara dhe me përkushtim me rezultate të lavdërueshme stafetën e marrë nga Erion Velijaj”, u shpreh Rama. /KosovaPress/