Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, u kërkojë qytetarëve që të denoncon eksperiencat e hidhura me punonjës të administratës.
Por, ditën e sotme mjeku i njohur i QSUT-së, Petrit Vargu, ka nxjerrë blof Ramën, duke treguar eksperiencën e tij me ish-drejtoreshën e QSUT-se, qe sot është bërë deputete.
Vargu tregon se Ogerta Manastirliu, i ka dhënë paralajmërim për pushim nga puna, pas asnjë motivacion, vetëm me fjalët: “urdhër nga lart”.
STATUSI
“Z.Kryeminister! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile. Po jap eksperiencën personale: ish drejtoresha e QSUT 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe te treja herët i kam fituar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë.
Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte cfarë të bënte se kishte urdhër nga lart. Sot drejtoresha është deputete megjithëse spitali është degraduar. Kujt ti besoj Z.Kryeminister? Asaj që lexoj në facebookun tuaj apo asaj që kam përjetuar?”
/Gazeta Express/